LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet misteri që i shkaktonte 11-vjeçares rrjedhje gjaku nga syri

Zbulohet misteri që i shkaktonte 11-vjeçares rrjedhje gjaku nga syri

Mjekët që po e trajtonin vajzën, kanë mbetur të befasuar kur i kanë gjetur brenda kapakut të syrit, një thjerrëz për përmirësimin e shikimit.

Vajza nga Hong Kongu i Kinës, është ankuar për dhimbje të mëdha, si dhe rrjedhje gjaku nga syri.


Pas kontrollit tek oftamologu, ajo është lëshuar vetëm me një përshkrim të barnave, sepse është menduar se vuan nga ndonjë infektim.

Meqenëse asaj nuk i pushonin dhimbjet është kërkuar fotografimi me anë të rrezeve X.

Atëherë është zbuluar pjesa e fortë që kishte në sy dhe është kryer intervenimi, transmeton Telegrafi.

Mësohet se thjerrëzën që i përkiste nënës së saj, ajo e ka vënë në sy duke lozur, por më pas ka harruar.

Kjo pajisje plastike, i kishte lëvizur në sy dhe ka hyrë në pjesën e brendshme, duke shkaktuara presion të nervave. /Telegrafi/

1

2

3