LAJMI I FUNDIT:

Zbulojeni: Ja çfarë thotë poza e preferuar në seks e të dashurit tuaj!

Zbulojeni: Ja çfarë thotë poza e preferuar në seks e të dashurit tuaj!

A është më shumë tip “misionari” apo “Doggy style”? Mëso se çka zbulon kjo për të

Thonë që njerëzit janë sikur libër i hapur, vetëm që duhet të dini t’i lexoni. Dhe do ta bëni këtë më mirë në çastet tuaja intime, kur të gjitha gjërat dalin në shesh.


Meshkujt më së miri mund t’i zbuloni sipas pozës së tyre që preferojnë kur bëjnë seks, transmeton Telegrafi.

Pozën misionare e praktikojnë meshkujt që kanë mungesë kreativiteti, të cilët kurrë në shoqëri nuk kanë qenë të veçantë, por kanë ecur pas saj, dhe meqë nuk janë të shkathët në joshjen e femrave, në këtë pozë ndihen shkëlqyeshëm, sepse e ndien veten superiorë.

Stilin doggy e praktikojnë meshkujt të cilëve burim kryesor i njohurisë dhe i inspirimit u janë filmat pornografikë, ndërkaq gjatë seksit nuk e shohin partneren por fantazojnë për ndonjë person me vithe të plota sikur të tipit të Kim Kardashianit.

Seksin në këmbë e praktikojnë bodybilderët fjalëshumë për të cilët është kjo edhe një rast që të shohin muskujt e tyre në aksion, ndërkaq partneren e konsiderojnë si objekt të dorës së dytë.

Poza 69 gjithashtu tregon përvojën e pasur nga filmat pornografikë të cilët janë pjesë e pandashme e rutinës ditore, mirëpo edhe në faktin që mashkulli mendon që është zot në seks, ndërkaq në të vërtetë vetëm përsërit atë që ka parë në ekran.

Pesë poza seksi për të cilat nuk do t’ju nevojitet kurrfarë sporti tjetër
Lexo po ashtu Pesë poza seksi për të cilat nuk do t’ju nevojitet kurrfarë sporti tjetër

Pozën e kaubojit e adhurojnë tipat të cilët janë dembelë të mëdhenj. Dëshirojnë të jenë pasivë dhe të mos bëjnë gjë, mirëpo kur është fjala për kënaqësinë nuk dëshirojnë ta humbin. Nuk e kanë atë energji në hulumtime, andaj nëse u prin fati nuk do të humbin kohë duke hulumtuar në internet.

Poza e kundërt e kaubojit megjithatë është variant më i mirë, sepse fjala është për tipin i cili dëshiron të shohë se çfarë bën dhe me atë rast do të kënaqë edhe partneren mu ashtu siç duhet. E pra, nëse hasni në tipin e tillë, mos e lini t’ju dalë nga dora, është më i miri nga të gjithë të tjerët. /Telegrafi/