Zbuloni çka na flet gjendja dhe ndryshimet e dhëmbëve e të gavrës së gojës
Gjuha, pështyma dhe mishi i dhëmbëve njësoj mund të tregojnë shumë çka për gjendjen e organizmit tuaj.
Mbase sytë edhe janë dritare e shpirtit, mirëpo goja atëherë është me siguri treguesi i gjendjes suaj shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Për t’i mbajtur gjërat nën kontroll, së paku një herë në javë kontrollojeni gavrën e gojës dhe kushtoni kujdes këtyre simptomave:
Dhëmbët e tejdukshëm
Ndoshta ju mundon kthimi i thartirës nga lukthi. Me kalimin e kohës, thartira mund ta gërryejë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Vizitojeni gastroenterologun dhe dentistin.
Dhëmbët e dëmtuar
Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kërcëllimi i dhëmbëve. Kjo është pasojë e stresit shumë të madh. Mësoni që të relaksoheni dhe e blini një mbrojtës të dhëmbëve, që do ta përdorni gjatë kohës së fjetjes.
Goja e thatë
Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të dhëmbëve, ënjtë e rëndësishme që përveç oftamologut, i cili është ekspert për këtë problem., të vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mjete, të cilat i reduktojnë problemet.
Era e keqe nga goja
Ndoshta bëhet fjalë për holitozën, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja kronike ose lodhja kronike. Bëhuni gati për një kontrollim sistematik.
Mishi i zbehur i dhëmbëve
Mund të bëhet fjalë për aneminë. Nëse e rritni konsumimin e ushqimit të pasur me hekur kjo gjë mund të përmirësohet, por, megjithatë, kontaktoni me mjekun, sepse një gjë e tillë mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve të tjera.
Shija e metalit
Nëse zgjat më shumë se një ose dy, ditë ka gjasa të bëhet fjalë për mungesë të zinkut, i cili e nxit rritjen e sythave të shijes në gjuhë. Një analizë e thjeshtë e gjakut do të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë. Guaskat, mishi i kuq dhe mishi i shpezëve janë burime të mira të zinkut.
Tërheqja e mishit të dhëmbëve
Ndoshta e keni paradentozën, e cila është pasojë e higjienës së dobët orale. Paradentoza është e rrezikshme sepse përveçqë sjell deri te rënia e dhëmbëve, bakteret hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të dëmtojnë organin vital siç është zemra. Pastrojini dhëmbët rregullisht, si dhe përdoreni perin për dhëmbë.
Ngjyra e çuditshme e gjuhës
Gjuha, e cila për një kohë të shkurtër ka ngjyrë të kafesë ose të zezë, mund të jetë pasojë e konsumimit të duhanit ose kafesë. Por, gjuha e bardhë ose e verdhë, e cila përcillet me kruajtje ose ndjeshmëri, mund të jetë shenjë e infektimit me baktere. Ilaçet do m zgjidhin shpejt problemin.
Gungat e imëta në gjuhë
Zakonisht zhduken vetë për një javë, ndërsa disa ekspertë mendojnë se një gjë e tillë është një reagim ndaj ushqimit me shumë erëza. Megjithatë, nëse nuk zhduket dhe ato bëhen më të mëdha, kjo mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze, siç është kanceri oral. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën