LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni profilet e çiftit/ Cilit tip i përket çifti juaj?

Zbuloni profilet e çiftit/ Cilit tip i përket çifti juaj?

Kur rritemi, ne zgjedhim partnerin e jetës dhe krijojmë çiftin tonë të bashkëjetesës. Por a mund të jenë të gjithë çiftet të njëjtë?

Sociologu Jean Kellerhals na zbulon disa profile të ndryshme marrëdhëniesh në lidhjet e dashurisë.

ÇIFTI FORTESË

Prioritetet: Bashkëjetuesit janë bashkuar në të mirë e në të keq, me idenë për t’u pleqëruar bashkë. Ata aspirojnë të bëjnë gjithçka me të njëjtat shije, me të njëjtat preferenca dhe opinione. Individualiteti i tyre formohet nën përemrin “Ne”. Së bashku veprojnë për arritjet profesionale të bashkëshortit (shpesh gruaja nuk punon dhe merret me rritjen e fëmijëve).

Rolet: Çifti fortesë përpiqet të reduktojë motivet që sjellin keqkuptime. Femra merr përsipër përgjegjësitë familjare shtëpiake, ndërsa burri siguron të ardhurat ekonomike. Ata i marrin vendimet së bashku.

Raporti me botën sociale: Femra përqendrohet tek gjërat e brendshme: butësia, mbështetja, siguria. Burri është i ngarkuar me rolin e “ambasadorit”, me marrëdhëniet jashtë shtëpisë dhe integrimin social.

Avantazhet dhe disavantazhet: Ata jetojnë në harmoni dhe përpiqen t’i shmangin grindjet.

ÇIFTI PËRKËDHELËS

Prioritetet: Objektivi i tyre kryesor është të dhurojnë butësi, mbështetje ndaj vështirësive të jetës dhe pasigurive. Ky çift ndërton së bashku një “fole intime”, prej së cilës mbrohet nga irritimi i botës jashtë.

Rolet: Ndarja e detyrave bëhet në mënyrë të barabartë. Më shumë se femrat, meshkujt struken në “fole” dhe me ritualet familjare për të kompensuar frustrimet e streset e përditshmërisë.

Raporti me botën sociale: Ata karakterizohen nga një mbyllje në vetvete. Sepse përkëdhelësit nuk ndihen mirë me komunitetin që i rrethon.

Avantazhet dhe disavantazhet: Përkëdhelësit janë duarbosh para vështirësive materiale. Forca e tyre është solidariteti. Nëse jeta nuk tregohet shumë e ashpër për ta, jeta e tyre do të jetë shumë e bukur.

ÇIFTI PARALEL

Prioritetet: Secili i kushton vëmendje interesave të tij në varësi të gjendjes shpirtërore. Gjithsesi, ky çift qëndron së bashku, sepse nuk kanë zgjedhje tjetër më të mirë.

Rolet: Femra kujdeset për rregullin dhe shtëpinë. Burri pret nga ajo mbështetje logjistike për aktivitetet e tij të jashtme. Nevoja për njëri-tjetrin nuk është aspak sentimentale.

Raporti me botën sociale: Marrëdhëniet e çiftit me botën jashtë janë thuajse të pamundura. Ata jetojnë të izoluar, duke injoruar kë kanë përreth dhe janë pasivë ndaj prindërve e të afërmve.

Avantazhet dhe disavantazhet: Secili nga ata e di mirë ç’duhet të bëjë: rregullat janë të ashpra dhe të pandryshueshme. Kjo marrëdhënie ka rregulla, pa ndjenja dashurie, por që mund të funksionojë një jetë të tërë.

ÇIFTI PËRKRAHËS

Prioritetet: Marrëdhënia është simbiotike, ka gatishmëri dhe nuk ka sekrete. Ajo që e diferencon çiftin “përkrahës” nga i “hekurti” dhe “përkëdhelësi” është pjesëmarrja e rëndësishme e të dy partnerëve në jetën e jashtme sociale.

Rolet: Për familjen apo komunitetin, çifti “përkrahës”, është i gatshëm të bëjë sakrifica, duke ndërprerë karrierën për të mirën e partnerit tjetër, rritjen e fëmijëve etj.

Raporti me botën sociale: Çifti “përkrahës” është shumë i hapur ndaj botës dhe të tjerëve. Partnerët janë të vëmendshëm për të kontribuar në mirëqenien dhe të ardhmen e të afërmve dhe grupeve të cilëve u përkasin.

Avantazhet dhe disavantazhet: Kemi të bëjmë me çifte që shqetësohen për njëri-tjetrin, janë të kujdesshëm për realizimet e të dy palëve dhe janë të kënaqur për jetën e përbashkët. Ka mundësi shumë të pakta për ndarje.

ÇIFTI SHOQËRUES

Prioritetet: Ajo që i lidh këto çifte, në mënyrë paradoksale, është autonomia që vërtetë e dëshirojnë. Vetësakrificën dhe jetën nën tutelën e partnerit e vlerësojnë si një dështim për veten, por edhe për marrëdhënien.

Rolet: Ata refuzojnë ta organizojnë jetën në varësi të gjinisë dhe duan të jenë të barabartë, shkruan revista Psikologji. Komunikimi është i domosdoshëm për të vlerësuar emocionet, interesat e secilit.

Raporti me botën sociale: Ky çift nuk e toleron rutinën, mërzitjen dhe shqetësimet. Ata kanë mundësitë ekonomike, kulturore dhe dëshirën për një jetë urbane dhe një profesion gjithnjë e më shumë në zhvillim.

Avantazhet dhe disavantazhet: Avantazhi më i madh i kësaj formule është se lejon kënaqësinë e jetës në çift dhe mundësinë e realizimit personal. Nëse partnerët nuk bëjnë sakrifica, është më e thjeshtë që të vendosin të ndahen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori