LAJMI I FUNDIT:

Zeka e gjen Zharkun (Video)

Zeka e gjen Zharkun (Video)

Gazetari Milaim Zeka e ka gjetur ish kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në promon e emisionit “Pa rrotlla”, të publikuar të premten në kanalin Youtube, Zharku tregon se pse ka ikur nga Kosova.

Ai thotë se meqenëse nuk ka gjetur drejtësi në vend, ka dalë jashtë vendit për të kërkuar drejtësi. Në 56 sekondat e promos së emisionit, ish kryetari i Kaçanikut, i cili është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje thotë se ka fakte për pafajësinë e tij dhe kërkon rigjykim.

“Jam munduar që drejtësinë ta kërkoj brenda, dhe kur e kam parë se nuk ka drejtësi ka një padrejtësi shumë të madhe jam tani jashtë për të kërkuar drejtësinë dhe për ta vendosur drejtësinë në vend. Do të thotë është ngritur një akuzë vetëm me thashetheme, me deklarata kafesh. Do të thotë, sepse vazhdimisht është spekuluar me emrin e kryetarit. Në rastin, po e quaj, kur ka ndodhur vepra, unë nuk kam qenë kryetar komune. Po kërkoj drejtësi. Po kërkoj që rasti të kthehet në rigjykim, sepse unë kam argumente që jam i pafajshëm, të vjetra dhe të reja”, thotë Zharku, transmeton KosovaOnline.

Për vendndodhjen e Xhabir Zharkut nuk dihet nga 12 dhjetori i vitit të kaluar, kur i ishte dorëzuar aktvendimi për kryerjen e dënimit prej 3 vjetësh burgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori