LAJMI I FUNDIT:

Zemërohet AKR-ja, paralajmëron largimin nga koalicioni

Zemërohet AKR-ja, paralajmëron largimin nga koalicioni

Aleanca për Kosovën e Re ka shprehur pakënaqësi për kalimin e liderit të PSD-së, Agim Çeku në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se ky zhvillim do ta shtyjë AKR-në që të shqyrtojë mundësinë e braktisjes së koalicionit aktual.

AKR e vlerëson këtë zhvillim si shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët.

“Dëshirojmë t’ia rikujtojmë opinionit të gjerë se ministri Çeku është në pozitën aktuale si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re. Rrjedhimisht kalimi i tij prej KKR-së në PDK krijon hapësirën për ministrinë që Çeku për momentin e drejton”, thuhet në komunikatën e AKR-së.


AKR vlerëson se përderisa individët janë të lirë të ndërrojnë subjektet politike, ekzisojnë rregulla për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të partnereve.

“Kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udhëheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion”, vlerëson AKR-ja. /Telegrafi/