LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësimi i gjalpit me margarinë mund ta dëmtojë shëndetin

Zëvendësimi i gjalpit me margarinë mund ta dëmtojë shëndetin

Meshkujt të cilët hanë margarinë në vend të gjalpit, ka gjasa që të jenë më të rrezikuar nga sëmurjet e zemrës.

Një studim i ri është publikuar në SHBA e në të kanë marrë pjesë meshkujt të cilët kishin pësuar sulm në zemër ose të cilët vuajnë nga angjina. Gjysma e tyre është këshilluar që ta reduktojnë konsumimin e yndyrave të kafshëve dhe të përdorin vaj bimësh dhe margarinë.

Rezultatet kanë treguar se njerëzit që kanë ngrënë ato produkte kanë pasur pothuajse dy herë më shumë shanse që të vdesin nga të gjithë shkaktarët, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës.


Një grup hulumtuesish kritikon përdorimin e margarinës dhe vajrave të bimëve, duke thënë se në to ka substanca kimike të cilat sjellin deri te sëmundjet e zemrës. Një grup tjetër ekspertësh megjithatë e vë në diskutim këtë studim, duke thënë se nuk është mjaftueshëm e hollësishme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori