LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në SHBA: Tërhiqet Ted Cruz, Trump pritet të nominohet nga republikanët

Zgjedhjet në SHBA: Tërhiqet Ted Cruz, Trump pritet të nominohet nga republikanët

Donald Trump pritet të jetë kandidati i nominuar presidencial republikan amerikan, pas fitores në e cila e ka detyruar rivalin e tij kryesor Ted Cruz që të tërhiqet nga gara.

Trump, i papëlqyeshëm nga shumë njerëz në partinë e tij, tani ka një rrugë të qartë ndaj 1,237 delegatëve të nevojshëm për të kërkuar kurorën e partisë së tij, përcjell Telegrafi.


Kjo do të shënonte një fitore mahnitëse për një biznesmen i cili nuk e mori shumë seriozisht kandidimin në momentin kur ai e filloi fushatën e tij, vitin e kaluar.

E sa i përket demokratëve, Bernie Sanders e ka mposhtur Hillary Clinton në garën e Indiana. /Telegrafi/