LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhni modelin e përsosur të flokëve të gjata

Zgjidhni modelin e përsosur të flokëve të gjata

Flokët e gjata ofrojnë më shumë llojllojshmëri kur bëhet fjalë për modelet e tyre, prandaj pse të mos i shfrytëzoni flokët tuaja të gjata të bujshme dhe të vendosni për dukje ndryshe secilën ditë.

Selvete Begolli
Studio “Linda”, Prishtinë
044 620 651
http://www.facebook.com/selvete.sallonilinda

Koha e bukur sjell me vete edhe dëshirën për të ndryshuar stilin e flokëve, megjithëse flokët e gjatë kurrë nuk dalin nga moda.
Femrat moderne e dinë se çfarë u rri më mirë dhe janë mësuar se si të mbajnë një model të caktuar, dhe si gjithmonë kur është moda në pyetje, edhe modelin e flokëve tuaja duhet t’ia përshtatni trendit të kohës. Kuptohet, në përshtatje me stilin tuaj, preferencat dhe vijat e fytyrës.


Flokët janë një pjesë e rëndësishme e ‘look’-ut të një femre, ndaj jo më kot thonë se floku i shëndetshëm dhe i bukur është gjysma e bukurisë. Cilado gjatësi e flokëve mund të bëhet për ndonjë eveniment të veçantë apo për ndonjë kënaqësi të thjeshtë ditore.

Pavarësisht nëse do t’i mbani të lidhura apo të lëshuara, flokët e gjatë ofrojnë mundësi të shumta dhe të ndryshme eksperimentimi, si edhe mund të rregullohen shpejtë për çfarëdo rasti. Përveç vendosjes së balsamit dhe maskës për flokë, kur ta arrini modelin e dëshiruar të flokëve, duhet t’i forconi ato me llak për flokë, ashtu që flokët të jenë të forta dhe të qëndrueshme.

Kur të shkoni për t’i prerë flokët kërkoni një stilist të besueshëm, i cili do t’u këshillojë se si t’ia përshtatni një model dukjes tuaj. Zgjidhni modelin e përsosur të flokëve të gjata dhe kërkoni nga stilisti juaj që ta ‘ekzekutojë’ atë te ju. /Telegrafi/