LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhni problemet me venat e zgjeruara: E gjitha që ju nevojitet e keni në kuzhinë!

Zgjidhni problemet me venat e zgjeruara: E gjitha që ju nevojitet e keni në kuzhinë!

A e dini që mund t’i shëroni venat e zgjeruara me ndihmën e domateve? Domatja e gjelbër dhe ajo e kuqe do të bëjnë që venat tuaja të shërohen.

Trajtimi i venave të zgjeruara me domate të gjelbër


Lani disa domate të gjelbra dhe pritni në feta apo në rrathë. Pastaj vendosni në nyjat e venave të zgjeruara dhe në rrjetën e kapilarëve të venave. Sipas nevojës mund t’i lidhni me fasha. Mbajeni domaten në ato vende derisa të filloni të ndieni një gicilim të butë, transmeton Telegrafi.

Hiqeni domaten sapo të fillojë t’ju djegin dhe lani venat me ujë të ftohtë. Rezultatet duhet të jenë të arritshme shpejt. Procesin duhet përsëritur pesë herë në ditë, më mirë njëri pas tjetrit.

Dy javë pas kësaj terapie, nyjat në vena do të zhduken, gjithashtu edhe venat e dëmtuara dhe dhembja të cilën e ndieni. Pos domates së gjelbër, mund të përdorni edhe domaten e pjekur të kuqe.

Trajtimi i venave të zgjeruara me domate të kuqe

Ky trajtim është i ngjashëm me atë të parin. Domatja e pjekur duhet larë, duhet të pritet në feta dhe të vihet në venat e zgjeruara dhe të qëndrojnë 3 – 4 orë. Lidhni me fashë. Pas një kohe vendosni domate të tjera. Më së miri është që ta aplikoni këtë trajtim në mbrëmje apo natën.

Zgjatja e këtij trajtimi ndryshon varësisht nga personi. Mund të aplikoni këtë trajtim tërë verën në kombinim me terapinë me domaten e gjelbër.

Domatja ka cilësi shëruese pasi që posedon substancën e cila ka cilësi të ngjashme me aspirinën. Kjo substancë ndikon si antikoagulans, tëhollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Pos kësaj, domatja përmban flavanoide të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori