LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i të pamurit te të porsalindurit: Si mund të shohë bebja qartë dhe kthjelltë?

Zhvillimi i të pamurit te të porsalindurit: Si mund të shohë bebja qartë dhe kthjelltë?
-->

Bebja juaj me siguri nuk do të ketë aftësi të shohë mjaft qartë para se t’i mbushë 12 muaj, mirëpo shikimi te fëmijët zhvillohet plotësisht midis vitit të tretë dhe të pestë

Shikimi i bebes përmirësohet dukshëm gjatë vitit të parë.

Pas lindjes bebja mund vetëm të detektojë dritën dhe lëvizjet, d.m.th., mund të shohë fytyrat dhe format e mëdha.

Deri në fund të muajit të parë, bebja mund të vërë kontaktin me sy dhe të fokusohet në objektet e madhësive rreth 12 centimetra.

Kur bebja t’i mbushë katër muaj, ajo mund të dallojë ngjyrat dhe të fokusohet në objekte më të vogla, transmeton Telegrafi.

bb

Meqenëse shikimi i bebes përmirësohet në harmoni me të gjykuarit, ajo mund të fokusohet në objektet deri në 3 metra dhe të vështrojë aktivitetet përreth vetes. Nëse, p.sh., e lëvizni rraketaken nga njëra anë në tjetrën, disa centimetra nga fytyra e bebes, ajo rraketaken vazhdimisht e përcjell me sy.

Kjo është shkathtësia të cilën secila bebe duhet ta arrijë në atë moshë.

Nëse bebja juaj i ka katër muaj dhe nuk përcjell objektet me sy apo ka probleme me lëvizjen e syve në cilëndo anë qoftë, atëherë duhet të kërkoni këshillë te mjeku. /Telegrafi/