LAJMI I FUNDIT:

Zidane bind Realin që ta mbajë Benzeman

Zidane bind Realin që ta mbajë Benzeman

Legjenda franceze, Zinedine Zidane, ka reaguar për t’ia shpëtuar karrierën te Real Madridi bashkëkombësit të tij, Karim Benzema.

Sipas El Confidencial, drejtorët e Los Blancos nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjen e 25-vjeçarit në sezonin që lamë pas dhe kanë dashur ta shesin atë.

Por, Zidane, i cili është kthyer në postin e drejtorit sportiv të klubit, ka intervenuar për ta bindur bordin që t’ia japë edhe një shans Benzemas. /Telegrafi/