LAJMI I FUNDIT:

Zihen Enca me Noizyn

Zihen Enca me Noizyn

Kënga “Bow Down”, bashkëpunimi i Enca Haxhiajt me Noizy-n është një nga këngët më të suksesshme të kësaj vere.

Suksesin e saj e dëshmojnë dhe klikimet në Youtube të cilat ditën e sotme kanë arritur shifrën e 30 milionëve. Enca Haxhia ka qenë e para e cila e ka postuar këtë lajm në faqen e saj të Instagram-it.

“Ju kërkoj ndjesë që po e postoj sërish, por është hera e fundit, ju premtoj… Jam kaq e lumtur që shoh se kjo këngë që unë vetë e kam shkruar me kaq pasion dhe dashuri sapo ka arritur 30 milionë shikime”, – shkruan Enca.

I menjëhershëm ka qenë postimi i Noizy-t, i cili duket se është ndikuar nga ky shkrim i Encës. Nga ajo që kuptohet, “Bow Down” ka shkaktuar një “zënkë” mes tyre.

“30 Mill dhe sa për të korrektuar @Enca Haxhia, është diçka që unë e kam krijuar në rast se e ke harruar dhe po, je e mirëpritur. Paqe!” – shkruan Noizy në Instagram.

Pak minuta më vonë të dy këngëtarët i kanë fshirë postimet nga llogaritë e tyre.

Nuk vonoi shumë dhe Enca sërish postoi një foto, mbi të cilën shkruante: “Ti je kaq budalla, por unë prapë të dua”, – por prapë ky postim u zhduk nga faqja e Instagram-it. Çfarë ka ndodhur në prapaskenë? A do të jenë më gjërat njësoj mes të dyve?

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori