LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në të cilën janë duke paralajmëruar protestë në ditët në vazhdim.

Në një konferencë për media ata kanë thënë se gjendja e tyre është e vështirë prandaj protesta do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë.


Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve Muharrem Beka tha se zjarrfikësit punojnë në kushte të këqija, pa sigurim shëndetësor, pa pajisje të nevojshme, me pajisje të skaduara dhe me pagë minimale.

Konferenca është mbajtur me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve. /Telegrafi/