LAJMI I FUNDIT:

Zonja, me këto veprime mund t’i dëmtoni meshkujt

Zonja, me këto veprime mund t’i dëmtoni meshkujt

Meshkujt urrejnë kur partneret e tyre kalojnë shumë kohë në botën virtuale dhe i kanë të gjitha mundësitë e hapura për të komunikuara me të tjerë meshkuj.

Studimet e fundit thonë se shkëmbimi i mesazheve me meshkuj tjerë, përmes celularit apo rrjeteve sociale, i çon ata në çmenduri.


Ndërsa psikologët kanë konstatuar se pasiguria që mund të ndjejnë njerëzit ndaj vetes, është një nga shkaqet më të zakonshme të xhelozisë.

1. Flirtim me meshkuj tjerë

Të luani me flokë dhe të kafshoni buzët herë pas here, janë vetëm disa nga lëvizjet e njohura të arsenalit joshës të femrave. Flirtimi mund të jetë i padëmshëm, por nëse ndodheni në ndonjë aheng me partnerin tuaj dhe keni kontakt me meshkuj tjerë – ju lutem keni kujdes pasi atij nuk do ti vijë mirë.

2. Të qeshni me shakatë e të tjerëve

Nëse diçka është qesharake, ju padyshim se do të qeshni dhe është krejtësisht normale. Ju ndoshta nuk do të vëreni se nga kush transmetohet kjo shaka – nga mashkull apo femër, ju thjeshtë do të qeshni, mirëpo partneri juaj do të vërejë gjysmë shakanë e zotërinjve! Sidomos nëse ai shpesh përmend se ju e pëlqeni humorin e tij.

3. Adhurimi i “yjeve” meshkuj

Miqtë tuaj ndoshta kënaqen kur ju flisni në mënyrë të shfrenuar për ndonjë mashkull, por partneri juaj nuk dëshiron të dëgjojë lavdërata për meshkuj tjerë, pa marrë parasysh se ata jetojnv në anën tjetër të botës.

4. Përmendja e emrave të kolegëve meshkuj

Partneri dëshiron të dëgjojë nga ju detajet e jetës suaj në punë, por jot a teproni me përmendje të emrave të tyre si dhe lavdërim të tepruar.

5. Komunikimi me meshkuj tjerë

Shkëmbimi i mesazheve nëpërmjet rrejtit social apo celularit me meshkuj tjerë, e çon partnerin tuaj deri në çmenduri. Për atë nuk është e këndshme ti ksuhtoni kohë të veçantë kontaktit të vazhdueshëm në botën virtual, ku i keni edhe të gjitha mundësitë e hapura.

6. Miku më i ngushtë i juaji është mashkull

Pa marrë parasysh se marrëdhënia juaj është ideale apo platonike, partneri juaj gjithmonë mund të dyshojë nëse bëhet fjalë për më tepër se miqësi. Kjo ka ndikim ndoshta edhe nga filmat me tematikë të ngjashme kur dy shokë të ngushtë në fund e kuptojnë se janë për njëri – tjetrin.

7. Përkujtimi i momenteve të kaluara me ish-in

Nëse nuk dëshironi që partneri juaj të ju pyet se a keni ende interesim për ish të dashurin tuaj, mos përmendi rregullisht momente që keni kaluar në shoqëri me të. Asnjëherë mos e bëni këtë!

8. Kur kaloni kohën e lirë pa partnerin

Shkuarja nëpër pushime me miqtë, konkretisht pa partnerin është një shenjë e qartë se nuk ju pëlqen ta kaloni kohën me të, ndërsa me shoqërinë po!

9. Kur shkoni në aheng pa të

Nëse ju shkoni në aheng vetëm me miqtë tuaj apo kolegët e punës, dhe më pas publikoni foto të shfrenuara në profilet tuaja në rrjetet sociale, mbani mend se ai do të ndjehet i përbuzur – dhe shumë xheloz.

10. Kur ju punoni jashtë orarit

Orët e vona në punë edhe jashtë orarit të zakonshëm, paraqesin një xhelozi univerzale për dy gjinitë. Besoj është mëse e qartë, apo jo?
/Telegrafi/