LAJMI I FUNDIT:

ZTE Nubia Z7, procesor me 8 bërthama

ZTE Nubia Z7, procesor me 8 bërthama

Sipas një raporti të marrë nga GizChina, thuhet se prodhuesi kinez i telefonave mobil ZTE do të lansojë modelin e ri të telefonit të mençur Android, ZTE Nubia Z7, i cili do të vijë në treg me një numër të konsiderueshëm të specifikave të avancuara.

ZTE Nubia Z7 thuhet se posedon ekranin e ndeshëm në prekje me 6.3 inç, si dhe një madhësi marramendëse të rezolucionit me 2560 x 1440 piksel, ndërsa e veçanta e këtij modeli gjithsesi se do të jetë procesori me 8 bërthama dhe 1.4GHz.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe Android 5.0, kamerën e pasme me 16 mega-piksel, 128GB memorie të brendshme, si dhe baterinë masive prej 4,000 mAh. / Telegrafi /