LAJMI I FUNDIT:

Zurichu nuk do ta shesë Sadikun

Zurichu nuk do ta shesë Sadikun

Goli ndaj Rumanisë ka kthyer Armando Sadikun praktikisht në një hero kombëtar në Shqipëri si dhe në personazhin e momentit në mediat ndërkombëtare.

Ndaj për sulmuesin shqiptar është zgjuar interesimi edhe nga klube të rëndësishme.

Por futbollisti është nën kontratë me Zyrihun, që ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane dhe presidenti i këtij klubi, Ançilo Kanepa, ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtësisht nga ai.


“Do të na duhen golat e tij nëse duam të kthehemi sa më shpejt në elitë”, tha Kanepa për mediat zvicerane gjatë ditës së djeshme.

I pyetur nëse një ofertë e majme do ta bënte të ndryshonte mendje, presidenti i Zyrihut saktësoi se nuk po mendonte për shitjen e futbollistit. “As nuk na shkon ndër mend që ta shesim Armandon”, ngulmoi ai, një qëndrim krejt i ndryshëm nga janari, kur klubi hoqi dorë lehtësisht nga sulmuesi për ta huazuar te Vaduzi.

Një person i cili po shtyn Sadikun drejt largimit është padyshim Giani De Biasi, i cili është i sigurt se ai mund t’i bëjë vend vetes në një kampionat më të fortë si Serie A. “Nëse ai mund të lirohet nga mbrojtës si Koscielny dhe Rami, kjo tregon se ka atë që nevojitet për të luajtur në një kampionat si Seria A”, tha tekniku i kuqezinjve.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori