LAJMI I FUNDIT:

Zvicra dëgjon Xhakën, përjashton gazetën ‘Blick’ nga konferenca

Zvicra dëgjon Xhakën, përjashton gazetën ‘Blick’ nga konferenca

Tabloidi zviceran ‘Blick’ ka filluar dje një luftë të mirëfilltë ndaj Granit Xhakës, duke sulmuar ashpër mesfushorin sepse kishte deklaruar që do të kishte dashur të luante për Kosovën, por e kishte të pamundur.

Pas kësaj ngjarjeje, Granit Xhaka nuk ka ngurruar që të kërkonte largimin nga konferenca e djeshme për shtyp të gazetarit që përfaqësonte këtë tabloid, duke e akuzuar atë dhe gazetën në fjalë se po krijonin polemika të paqena.

“Janë thënë gjëra që nuk përputhen me realitetin. Më vjen keq që kjo temë kthehet në aktualitet. Kam shkruar atë letër dhe nëse e lexon ndokush që e flet në mënyrë perfekte gjuhën shqipe, do të kuptojë që praktikisht kam shkruar vetëm gjëra pozitive për Zvicrën”, ishin fjalët e Xhakës para gazetarëve.

xhaka 1

“E kisha thënë që do të qëndroja me Zvicrën dhe kjo nuk do të ndryshojë. Desha t’i shpjegoja arsyen njerëzve që janë në Kosovë dhe të shohësh që dalin gjëra të cilat nuk përshtaten me të vërtetën të dhemb dyfish”.

“Nuk e kuptoj se cili është problemi i disa njerëzve të caktuar, përse më sulmojnë. E rëndësishme është ajo që ndodh në fushë dhe për atë jam gati. Ata që më mbështetin do ta kuptojnë, ndërsa për ata që kanë vendosur të besojnë te gjërat që janë thënë, nuk kam çfarë të bëj”, deklaroi Xhaka për “SRF”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori