LAJMI I FUNDIT:

Zvicra do t’i ulë taksat për korporata

Zvicra do t’i ulë taksat për korporata

Kur Bashkimi Europian i bëri presion Zvicrës që të mos mbajë taksat e ulëta për kompanitë e huaja, Gjeneva humbiste më shumë. Tashmë, vendi ku qëndrojnë rreth 1 mijë kompani shumëkombëshe, pritet të përdorë taskat, që të tërheqë ato.

Gjeneva, më 30 Gusht, do të propozojë uljen e taksës korporative në 13.49% nga 24.2%, tregojnë 3 persona me njohuri mbi çështjen. Për një periudhë të përkohshme 5-vjeçare, norma do të jetë pak më lartë në 13.79%, tregojnë burimet.


Me normën aktuale në 2.2% sipër mesatares që i ofrohet firmave të huaja, regjimi i ri do të përmirësojë pozitën konkurruese të qytetit zviceran, tregon banka Credit Suisse. Si pjesa tjetër e Zvicrës, Gjeneva është goditur nga franga e fortë dhe shqetësimet mbi shifrat e emigrimit.

Gjasat janë të mëdha që politikanët të reduktojnë normën e taksave, për të përforcuar joshjen e kompanive shumëkombëshe që aktualisht variojnë nga Procter & Gamble e deri te tregtuesi i lëndëve të para Mercuria Energy Group dhe përbëjnë për 76 mijë vende pune dhe 40% të ekonomisë.

Një normë në rreth 13% e taksës korporative do ta ngjiste Gjenevën me 13 vende, duke e bërë të tretin më tërheqës në Zvicër, tregon një studim i Credit Suisse. Franca fqinje ka një normë prej 33.33%, sipas shifrave të KPMG.

Norma në Gjenevë do të kalonte vetëm një numër të vogël të ekonomive në Europë; Irlandën, ku norma qëndron në 12.5% dhe Malin e Zi, që ka normën më të ulët në rajon prej 9%.

Kjo nënkupton se Gjeneva do të konkurronte me Irlandën, Holandën dhe Britaninë si një vend me taksa të ulëta, ndërkohë që do t’i ofronte edhe një konkurrencë të fortë Zyrihut për korporatat Zvicerane. /Telegrafi/