LAJMI I FUNDIT:

Zymberi: Fatkeqësisht, luftëtarëve ju është shkelur amaneti

Zymberi: Fatkeqësisht, luftëtarëve ju është shkelur amaneti

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish deputeti i PDSH-së dhe DR-së reagon për vlerën e luftës së Maqedonisë duke thënë ”Çdo manipulim me 2 majin do të mallkohet nga gjaku i derdhur për liri”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zymberi me një postim në Facebook kushtuar ngjarjeve të Karadakut shkruan ”2 MAJI
Sot është 15 vjetori i ditës së shpalljes zonë e lirë në Karadak. Si pjesmarrës direkt i asaj ngjarje që ka lënë kujtime të veçanta e të pa harrueshme në jetën time, si ish-komandant dhe familjar i matriëve që mësë shumti dham për luftën e 2001, për ate se çka ka ndodhur gjat luftës do flas një herë tjetër. Do të them disa fjalë për zhvillimet e pas luftës, si iniciator i parë për organizimin e manifestimit të 2 majit isha unë si kryetar i këshillittë Sllupçanit bashkë me disa shokë dhe bashkëluftëtarë. Qëllimi i mbajtjes së 2 majit si manifestim tradicional ishte që çdo vit të festohet dhe kjo ditë të jet dita ku do ti bashkojë gjithë shqiptarët kudo që janë, pamvarsisht përcaktimeve politike, si dit ku do të nderohen dëshmorët, si dit ku do të takohen bashkëluftëtarët, dit ku do të takohen veteranët me popullatën, dit ku do të shpalosen kujtimet e luftës së shejtë, dit ku do të rrespektohet vlera.
FATKEQËSISHT
2 maji, nga një dit kombëtare u shëndërrua në dit ku u shkel vlera, u shkel djersa dhe amaneti. Kët dit, ata që e bënë 2 majin aspak nuk vlersohen dhe nuk vijnë në shprehje për ta lartësuar 2 majin, në këtë ditë më së paku po flitet për 2 majin dhe vlerën e sajë, në këtë ditë po bahet politik dhe po përvetsohet lufta nga individ të pa përgjegjshëm, sot flasin politikanët të cilët sot më së paku e kan fjalën në kët manifestim. Nga një organizim gjithëkombëtarë u bë organizim partiak dhe kjo bën që të tjerët të mos jenë prezent sot. Sot më së shumti në fjalimet e të pranishmive flitet për politik dhe gënjeshtrat e të arriturave politike se sa për realitetin politik dhe vlerën e kasaj dite. 2 maji është uzurpuar nga njerëzit që më së paku jan meritorë. Politika dhe politikanët sa më larg duart nga 2 maji, 2 maji është i luftëtarëve, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve të luftës dhe veprimtarëve të sajë. Çdo manipulim me 2 majin do të mallkohet nga gjaku i derdhur për liri. LAVDI…. ”(sic) thotë Zymberi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori