LAJMI I FUNDIT:

Auditori thotë: Shpenzimet e telefonit të Jahjagës – 47 mijë euro për një vit

Auditori thotë: Shpenzimet e telefonit të Jahjagës – 47 mijë euro për një vit

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mund të shquhet se ka qenë e afërt me shoqërinë civile, por edhe se ka bërë shumë shpenzime. Stafi i kabinetit të ish-presidentes për një vit harxhoi gati 50 mijë euro vetëm në telefon. Këto konstatime janë dalë nga Auditori i Përgjithshëm.

Sipas Auditorit, në zyrën e Presidencës – sa ishte udhëhequr nga ish presidentja Atifete Jahjaga – ishin shpenzuar rreth 47 mijë euro vetëm telefoni mobile, transmeton kosovapress.


Këto shpenzime nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm janë konsideruar përtej limiteve të lejuara.

Sipas Auditorit shpenzimet jashtë rregullave të vendosura dhe tejkalimet e vazhdueshme rrisin rrezikun që buxheti të shpenzohet në mënyrë joracionale dhe jo në përputhje me planin. Nëse nuk ka ndalesa ose sanksione për tejkalime, atëherë kontrollet bëhen joefektive.