LAJMI I FUNDIT:

Zyra e kryetarit të Novobërdës pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës (Video)

Zyra e kryetarit të Novobërdës pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës (Video)

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq nga Lista Qytetare Serbe, edhe pse thotë se i respekton ligjet e Kosovës, në zyrën e tij nuk ka asnjë simbol të shtetit të Kosovës.

Në zyrën e tij gjendet vetëm një hartë e vogël e shtetit të Kosovës.

Për politikën në Kosovë, Ivanoviq në një intervistë për KosovaPress tha se politika është një proces kompleks dhe mund të shkojë në binar të ndryshëm, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, ku ka potencuar se e rëndësishme për të është jeta e qytetarëve dhe jo politika.

Për jetën e qytetarëve të komunës së Novobërdës ku jetojnë shqiptarët, romët e serbët, ai thotë se ka komunikim të mirë me Qeverinë e Kosovës, por një komunikim të tillë nuk e mohon që ka edhe me Qeverinë e Serbisë. Këtë të fundit e ka arsyetuar me atë se qëllimi i tij është të punohet dhe të ndihmohet qytetarëve të komunës së tij.

Edhe pse nuk ka asnjë simbol dhe shenjë të shtetit të Kosovës, Ivanoviq në pyetjen se a po respekton dhe a po punon me ligjet e Kosovës, në një përgjigjeje të shkurtër tha se i respekton.

“Unë mendoj që ne ligjet i respektojmë maksimalisht”, theksoi ai.

I pari i Komunës së Novobërdës ka treguar se ka një bashkëpunim të mirë me Qeverinë e Kosovës, por që pret edhe më shumë nga Qeveria të bëjë më shumë për qytetarët e kësaj komune.

“Ne e kemi një bashkëpunim shumë të mirë, korrekt me Qeverinë dhe kjo është shembull se para një viti e kemi pas kryeministrin këtu me disa ministra në vizitë. Kemi pas shumë herë takime me kryeministrin dhe me ministra të ndryshëm, dhe mund të them se ky bashkëpunim është në një nivel real dhe këtë bashkëpunim nuk do të kisha mundur ta them keq ose mirë. Mund të them se bashkëpunimi është i mirë, mirëpo pritet edhe më tepër nga Qeveria që të bëjë për njerëzit këtu në komunën e Novobërdës. Që të mos e teproj çdo javë kam ndonjë takim me përfaqësuesit e Qeverisë, kemi tash edhe projektin me Ministrinë e Infrastrukturës, asfaltimi i rrugës Kosaq”, tha Ivanoviq për KosovaPress.

Se a bashkëpunon me Qeverinë e Serbisë, Ivanoviq tha se qëllim i tij është të punohet për qytetarët dhe se nuk sheh ndonjë kufizim se me këndë të bashkëpunojë e me këndë jo.

“Unë jam i zgjedhur nga ana e qytetarëve dhe një bashkëpunim se me këndë të bashkëpunoj e me kënd jo nuk e shoh në atë drejtim, unë edhe për atë mendoj që është një faktor shumë i mirë edhe kryesor për jetën e qytetarëve në Komunën e Novobërdës. Qëllimi im është që unë të bashkëpunoj, pa marrë parasysh me këndë vetëm se a është qëllimi të ndihmohet dhe punohet për qytetarët e Novobërdës, që të jetë në dobi të qytetarëve tanë që jetojnë në këtë komunë. Unë nuk e shoh në atë mënyrë ose ndonjë kufizim që të bëhet me dikë që e ka qëllimin e mirë. P.sh. sikur Qeveria e Norvegjisë që ka ndarë 30 mijë euro për bujqësi në Komunën e Novobërdës, pse mos të punoj edhe me dikë tjetër, psh Serbinë nëse don të punojë. Nëse don që ajo të investojë në një rrugë aty nuk shkruan se kush mund të ec, kush mund ta shfrytëzojë, nuk ceket. Edhe projekte të ngjashme”, tha ai.

Megjithatë, kryetari Ivanoviq ka treguar edhe për projektet të cilat po bëhen me ministritë e ndryshme të Qeverisë së Kosovës për komunën e Novobërdës, por edhe përkundër kësaj, ai tha se nevojat e qytetarëve në këtë komunë janë të shumta, pasi që këta njerëz jetojnë në një varfëri të madhe.

Lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe demarkacionin me Malin e Zi, tha se atij i intereson çështja e njerëzve të Komunës së Novobërdës, por megjithatë thotë se nuk do të kishte ndonjë ndikim sa i përket këtyre çështjeve.

“Sa i përket politikës kjo si proces mund të shkoj në binar të ndryshëm, varësisht prej kohës, mirëpo, ajo që është me rëndësi është shërbimi dhe qytetarët do të thotë shërbimi për qytetarët në këtë vend….Neve më shumë na intereson çështja e njerëzve këtu, se ndoshta nuk do të kemi edhe ndonjë ndikim ne sa i përket asaj se çka. Qëllimi jonë, respektivisht qëllimi im është që jeta e njerëzve dhe jeta e jonë këtu në këtë vend të jetë më e mirë dhe me kushte sa më të mira. Politika nuk mundet gjithëherë, gjithkujt me iu përshtat, do te thotë si prioritet është jeta e qytetarëve këtu”, tha Ivanoviq.

Në Komunën e Novobërdës është edhe Kalaja, e për këtë Ivanoviq tha se kanë bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, dhe se gjithmonë janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me të gjitha mundësit që të ruhet kultura në këtë vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori