LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kaçe lojtar i Plzen

Zyrtare: Kaçe lojtar i Plzen
-->

Pas lajmit të publikuar nga mediat greke pak ditë më parë, tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga PAOK-u.

Ergys Kaçe do të largohet në huazim te Viktoria Plzeni, për një vit.

Kampionët çekë kanë gjetur marrëveshjen me klubin grek dhe mesfushorin shqiptar, i cili është në Çeki, ku ka ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ludogorets dhe do të prezantohet të mërkurën.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Ndërkaq, PAOK e Kaçe nuk ndahen aq lehtë, sepse para se korçari të ike në Çeki, ka rinovuar deri në vitin 2020 me klubin nga Selaniku, që qartësisht shpreson që Kaçe të shkëlqejë në Plzen, për ta shitur më pas sa më shtrenjtë.

Kaçe do të duhet të kënaqet me paraqitjen në Ligën e Evropës, pasi Plzen janë eliminuar nga bullgarët me rezultat 4-3.