LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Schalke huazon Raffaelin

Zyrtare: Schalke huazon Raffaelin

Schalke ka përforcuar radhët e veta me mesfushorin ofensiv, Raffael, të cilin e ka marrë në formë huazimi nga Dynamo Kievi.

Klubi gjerman ka arritur marrëveshje gjashtë mujore me brazilianin dhe me mundësi të blerjes në fund.

“Vendosëm që të bëjmë edhe një lëvizje në tregun e lojtarëve për shkak të problemeve me lëndime, si për shembull Ibrahim Afellay. Jemi të kënaqur që e përfunduam transferimin e Raffaelit”.


“Tani kemi më shumë opsione në sulm. Raffael nuk ka nevojë për shumë kohë që të adaptohet në Bundesliga pasi ai ka luajtur katër vite në Gjermani”, shkruan në komunikatën zyrtare te klubit. /Telegrafi/