LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarisht 70 persona nga Kosova aktualisht luftëtarë në Siri dhe Irak

Zyrtarisht 70 persona nga Kosova aktualisht luftëtarë në Siri dhe Irak

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës kanë raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Raporti kishte të bënte me zbatimin e dokumenteve strategjike të sigurisë, përkatësisht, Strategjisë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe të Strategjisë kundër krimit kibernetik.


Në emër të MPB-së, zëvendësministri Valdet Hoxha, tha se ky dokument sigurie, është miratuar në vitin 2012, ndërkaq, veprimtaria institucionale bazuar në të, është paraparë të zgjasë deri në vitin 2017.

Lidhur me Strategjinë kundër terrorizmit, ai bëri të ditur se ajo përmban katër objektiva kryesorë strategjikë, me përmbushjen e të cilësive synohet të arrihen objektivat e plota për evitimin e çdo rreziku që mund të sjellë terrorizmi.

Për implementimin e kësaj strategjie, tha ai në vijim, MPB-ja, bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Policinë e Kosovës.

Hoxha tha se kanë lista të sakta të njerëzve, grupeve dhe organizatave që kanë pasur për qëllim indoktrinimin e qytetarëve me qëllim final për t’iu bashkangjitur luftërave që po zhvillohen në Siri dhe Irak.

“Kemi të identifikuara edhe zonat, fshatrat dhe qytetet, se ku është më e theksuar veprimtaria e këtyre elementëve radikal, të cilët janë nën mbikëqyrjen e mekanizmave të sigurisë së vendit. Falë një pune shumë profesionale nga ana e institucioneve, tha ai në vijim, kjo veprimtari është pamundësuar me efikasitet të madh”, tha Hoxha.

Hoxha potencoi se në tetë muajt e fundit, as një qytetar kosovar nuk u është bashkëngjitur luftërave terroriste në Siri dhe Irak.

“Në këto luftëra janë identifikuar 314 pjesëmarrës, ndërkaq, 57 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Aktiv në zonën e Sirisë dhe Irakut janë rreth 70 luftëtarë. Prokuroria e vendit ka bërë 199 kallëzime penale dhe ka ngritur 70 aktakuza, ndërkaq, numri i të dënuarve arrin në 34 veta, për veprimtari të kësaj natyre”.

Në Komision u raportua edhe për strategjinë kundër korrupsionit, të cilën e paraqiti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Duke folur për rezultatet konkrete lidhur me këtë, ai bëri të ditur se Prokuroria e vendit është duke hetuar 16 raste korruptive, në të cilat supozohet të jenë përfshirë 151 persona. Po ashtu, ai bëri të ditur se deri më tani janë ngritur 54 aktakuza, ndërkaq, njoftoi po ashtu edhe për 31 raste, të ashtuquajtura, “të profilit të lartë”.

Lidhur me këto raste, ai njoftoi se janë ngritur 16 aktakuza, në të cilat supozohet se janë të përfshirë 60 persona. Janë shkatërruar, tha më pas ai, 31 grupe kriminale dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e pasurisë së paligjshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori