LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet Android Nougat!

Zyrtarizohet Android Nougat!

Pronarët e telefonave Android së fundmi do të marrin një përditësim në sistemin e tyre operativ.

Sistemi i ri operativ nga Google do të jetë Android Nougat i cili do të zëvendësoj Android Marshmallow.

Lajmi i zyrtarizuar nga Google bën të ditur se Nougat do të sjell tipare të shumta ndër të cilat është edhe shtesa në jetëgjatësinë e baterisë dhe fuqizimi i performancës.

Këto tipare vijnë si rezultat i tiparit të quajtur Doze, i cili mundëson që pajisja juaj të jetë në gjendje të ulët të shfrytëzimit të energjisë elektrike.

Tipar tjetër i rëndësishëm në Nougat do të jetë edhe opsioni i ndarjes së ekranit për përdorim të më shumë se një aplikacioni në të njejtën kohë.

Mbështetja për lojërat e realitetit virtual poashtu është e përfshirë në platformën e re Android duke krijuar kështu hapësirë për teknologjitë e reja virtuale që janë bërë trend kohëve të fundit.