Nexhat Daci ka vendosur ta shuajë Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Tash e tutje LDD do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga Isa Mustafa. Lajmin e ka konfirmuar Daci edhe në një prononcim për TV Rrokum.
Në njoftimin e lëshuar nga LDD-ja thuhet se vendimi për shkrirjen e këtij subjekti politik në LDK është marrë më 24 prill.
“Pas vlerësimit të kontakteve që ka realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së", thuhet në njoftimin e LDD.
Lexojeni të plotë njoftimin e LDD-së:
Kryesia e zgjeruar e LDD-së, me datë 24 prill 2015, në mbledhjen e saj debatoi gjatë për aktualitetin politik të rënduar në Republikën e Kosovës.
Kryesia me vëmendje dëgjoi, kritikoi dhe dha kontributin e vet të çmuar për rrugëtimin e mëtejmë të LDD-së dhe skenës politike të fragmentuar dhe të pafuqishme për ballafaqime me sfidat e kohës për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë.
Bazuar edhe në propozimin e Grupit Punues për hartimin e strategjisë së LDD-së, dhe debatin e zhvilluar, Kryesia ka nxjerr këtë
Deklaratë dhe përfundim
Pas vlerësimit të kontakteve që ka realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së.
Kryesia propozon unifikimin e anëtarësisë së LDD-së dhe të LDK-së, si dhe fton anëtarësinë e të dy subjekteve politike që të jenë aktiv në këtë proces të rëndësishëm dhe serioz.
Gjithashtu falënderohet e gjithë anëtarësia e LDD-së si dhe struktura e saj udhëheqëse për rrugëtimin tone politik dhe vendosmërinë për të zhvilluar një proces të rregullt dhe profesional që është ofruar në zhvillimin e LDD-së. Falë punës tuaj në Kosovë dhe mërgatë kemi arritur të zhvillojmë një politikë të shëndoshë e cila ka kontribuar në shtetndërtimin, mbështetjen e programit dhe vizionit që kishte ish-presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Kosovën, thuhet në njoftimin e LDD-së.
Nexhat Daci, ish-kryetar i LDD, e ka konfirmuar në “Rrokum Roll” të TV Rrokum se shkrirja e LDD-së në LDK është nismë e LDD-së, derisa qëndrimin e kësaj të fundit nuk e din.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron