LAJMI I FUNDIT:

14 vjeçari u vra për hakmarrje

14 vjeçari u vra për hakmarrje

(E plotësuar) Fitim Krasniqi i lindur më 29 janar 1999 është vrarë, kurse Çlirim Blakqori, i lindur më 21 prill 1999 është plagosur në oborrin e shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë rreth mesditës së mërkurë.

Burime në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se 14 vjeçari është vrarë për motive hakmarrjeje, derisa i plagosuri ka qenë viktimë e rastit.

Sipas burimeve në terren viktima ka qenë nxënës i shkollës “Emin Duraku”,vite më parë, derisa qe një kohë bashkë me familjen ka jetuar në Suedi.


Tre ditë më parë viktima ishte kthyer për pushime në Kosovë, kurse sot kishte dalë t’i vizitojë shokët në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes e as vrasësi.

“Sot rreth orës 12:20 policia ka marrë informata për një rast të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”, saktësisht në oborrin e shkollës “Emin Duraku”. Menjëherë pas informative, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në vend të ngjarjes është konstatuar se kemi të bëjmë me një rast të vrasjes së rëndë ku nga arma e zjarrit ka mbetur i vrarë një 14 vjeçar mashkull dhe në të njëjtën kohë është plagosur edhe një 14 vjeçar tjetër, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për t’iu bërë autopsia e kufomës”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, aktualisht policia po punon me intensitet të shtuar për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti me qëllim të identifikimit edhe të personit të dyshuar por edhe të vrasjes.

Borovci tha se ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe se të gjitha pistat e dyshimit mbeten të hapura.

Kurse, drejtoresha e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, Valbona Hadri, ka thënë se rasti nuk ka të bëjë me shkollën dhe se kjo ngjarje e dhimbshme është e rastësishme që ka ndodhur në oborr të shkollës.

“Mësimi ka filluar, nxënësit kanë qenë brenda duke e mbajt mësimin, ne kemi vazhduar që nxënësit të mos dalin të shohin skena të tilla. Shkolla ka qenë shumë e qetë si gjithmonë, mirëpo kjo që ka ndodh ka mundur të ndodh çdo kund kështu që nuk mundemi t’i parashohim gjëra të tilla. Nxënës të kësaj shkolle thuhet që kanë qenë por përderisa ata tani nuk janë nxënës të kësaj shkolle nuk mundemi të themi që është nxënës i shkollës sonë. Çlirimi ka qenë por ai aksidentalisht edhe neve ka mundur të na ndodh një gjë e tillë”, është shprehur drejtoresha e shkollës.

Viktima është vrarë në mesditë, kurse rreth orës 15:00 është dërguar për autopsi./KP/Telegrafi/
——————————————————

E plotësuar: Sot në orën 12:20 minuta, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, saktësisht në oborrin e shkollës “Emin Duraku” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje të rëndë dhe plagosje, ku viktima: F. K, mashkull, 14 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, përderisa i plagosuri, Ç. B, mashkull, 14 vjeç, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar edhe në identifikimin e personit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij si dhe zbardhjen e motiveve të që kanë sjellë deri te kjo ngjarje tragjike. /Telegrafi/

E plotësuar: Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se në ora 12:20 ka ndodhur një vrasje në Prishtinë. Bëhet e ditur se në afërsi të shkollës fillore “Emin Duraku” është vrarë një djalë i moshës 14 vjeçare.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkaq, dëshmitarë i kanë thënë Klan Kosovës, se gjithçka ka ndodhur pas një zënke, dhe nuk dihet nëse i vrari ishte i përfshirë ose jo në të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori