LAJMI I FUNDIT:

Angela Merkel nuk dëshiron të humbasë

Angela Merkel nuk dëshiron të humbasë

“Po të kisha pasur mundësi, do ta kisha kthyer kohën pas, shumë, shumë vite”! Këtu Angela Merkel tingëllon melankolike. Politika është veprimi këtu dhe në këtë moment dhe për nesër. Ai që e hedh vështrimin shumë pas, mund të shndërrohet në shtyllë kripe. Kjo në një kohë kur Merkeli mendon se përgjegjësinë e mbajnë shumë vetë, për startin shumë të vonuar në sfidën globale të arratisë dhe migrimit. “Ne padyshim nuk kemi qenë kampionë botërore për integrimin”.

Angela Merkel përpunon në mënyrë demonstrative gabime të viteve të shkuara dhe pika të dobëta të politikës së saj, jo, pika të dobëta të përcjelljes së politikës së saj. Ajo nuk dëshiron të flasë më për “ne do t’ia dalim mbanë” – këto fjalë thotë ajo janë shndërruar në frazë e pafundme bosh. Në vend të kësaj ajo dëshiron të bëjë ndryshime në marrëveshjen e Dublinit për pranimin dhe shpërndarjen e refugjatëve në BE. Dhe thotë se “po punon me të gjithë fuqinë”, që një “gjë e tillë” si 2015 të mos përsëritet më. Por, ajo i mbështet plotësisht veprimet e atëhershme. Dhe ajo ka – kur thotë këto fjalë Merkeli dëshiron të jetë edhe emocionale – “ndjesinë absolutisht të sigurt”, se Gjermania do të dalë nga kjo fazë e vështirë “më mirë se ç’ishte kur hyri”.


Është emocioni i një fizikaneje në një organizim përpjekjesh që për të po dalin me sukses. Megjithatë këto mbeten fjalë të pazakonta autokritike për një kryetare partie dhe për një kancelare.

Trembëdhjetë minuta zgjat fjala e saj hyrëse në konferencën e shtypit në Konrad-Adenauer-Haus. Kjo është një kohë tepër e gjatë për një të ashtuquajtur deklaratë në këtë kuadër. Rezultati i zgjedhjeve në Mecklenburg-Forpomerani dhe në Berlin e kanë prekur CDU-në dhe atë vetë – kjo i vihet re Merkelit.

Në mbledhjen e kryesisë së partisë kristjandemokrate nuk u ngrit zëri, konfirmojnë pjesëmarrësit. Nuk u bë fjalë për pasoja dhe as për çështjen e kandidaturës për kancelar. Ishte një takim i kreut të CDU-së, ku zëri nuk u ngrit, por ku shqetësimi shumë i madh u shpreh fort. Puna po bëhet serioze – kjo përshtypje të krijohet. Kjo vlen për procesin e një pajtimi me partinë simotër CSU dhe për shqetësimin për frikërat në popull. Që ajo nuk do t’i bindë dot ata që thërrasin “Merkeli duhet të ikë”, këtë ajo e di. Por në këtë moment edhe e ndien. Edhe për këtë arsye ajo tregon emocione.

Merkeli nuk ka humbur dhe nuk dëshiron të humbasë. Ajo do ta provojë edhe njëherë. Edhe nëse vetëkuptohet që këtë të hënë ajo nuk e shpalli kandidaturën e saj – përshtypja që të lë ajo është mjaft luftarake dhe e vendosur.

Në trend

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori