Ndonëse shumica e ekspertëve do të thonë që është mirë të mos i mbajmë brenda nesh ndjenjat, qofshim të këndshme apo më pak të këndshme, në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë, një hulumtim më i ri ka treguar se grindjet e shpeshta mund t’i dyfishojnë shanset për vdekje të hershme.
Një hulumtim të tillë i botuar në Journal of Epidemilogy and Community Health, ka studiuar lidhjet sociale të pothuajse 10 mijë femrave dhe meshkujve të moshës 36 deri 52 vjeç në Danimarkë, ka nxjerrë në pah që meshkujt janë më të rrezikuar, si edhe ata njerëz të cilët një kohë të gjatë janë të papunë, transmeton Telegrafi.
Një në dhjetë të anketuar ka thënë që partneri dhe fëmijët janë ata që kanë kërkesa më të mëdha dhe që i shkaktojnë më së shumti brenga, 6 për qind e të anketuarve ka thënë që pikërisht ato gjera ua shkakton familja e tyre, ndërsa 2 për qind e të tjerëve kanë probleme të ngjashme me miqtë.
Grindje të shpeshta me partnerët dhe me fëmijët kanë 6 për qind të të anketuarve, 2 për qind grinden me familjarët, ndërkaq vetëm 1 për qind grinden me miqtë. Gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve në këtë hulumtim është përcjellë nga viti 2000 deri në vitin 2014. Në këtë periudhë kohore kanë vdekur 4 për qind femra dhe 6 për qind meshkuj.
Grindjet e shpeshta kanë lidhje me rrezikun dyfish deri në trefish të vdekjes nga cilido qoftë shkaktar, në krahasim me njerëzit të cilët kanë thënë se rrallë herë grinden.
Ata të cilët kanë kërkesa dhe brenga më të shpeshta të shkaktuara nga fëmijët apo partneri, së paku 50 deri 100 për qind u ekspozohen rrezikut të vdekjes.
Hulumtimi ka vënë në pah që lidhjet stresuese shoqërore, nga ato me partnerin deri te raportet me fqinjët, janë të lidhura me rrezikun nga vdekja si te meshkujt ashtu edhe te femrat të moshës së mesme, theksojnë shkencëtarët danezë.
Ekspertët thonë që meshkujt janë veçanërisht të lëndueshëm nga brenga të shkaktuara nga partnerja, me gjithë zbulimet e mëparshme kontradiktore të cilat kanë treguar që femrat janë më të ndjeshme ndaj lidhjeve shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert