Instituti ATOMI që merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë ka arritur edhe një njohje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
ATOMI është certifikuar nga Këshilli Evropian për Aftësi të Lartë (European Council for High Ability – ECHA) si Pikë Evropiane për Talentet (European Talent Point – ETP) në Kosovë.
Si rezultat i kësaj, ATOMI tashmë është bërë anëtare e Rrjetit Evropian për Përkrahjen e Talenteve (European Talent Support Network – ETSN) së bashku me 28 organizata të tjera të vendeve të ndryshme evropiane.
Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për një organizatë nga Kosova, e cila bën punë profesionale të krahasueshme me organizatat homologe evropiane, megjithëse me resurse shumë të kufizuara financiare, infrastrukturore e profesionale.
Për dijeni, vet ECHA është organizatë evropiane, e cila mbanë statusin e organizatës konsultuese në kuadër të Këshillit të Evropës.
Kjo është arritja e dytë e ATOMI-t në nivel ndërkombëtar, meqë para dy vitesh edhe MENSA, organizata më e madhe ndërkombëtare që merret me personat me inteligjencë të jashtëzakonshme në botë, e cila ka shtrirje në më shumë se 100 vende të botës, kishte konfirmuar se i njeh dhe i certifikon praktikat, instrumentet dhe rezultatet e ATOMI-t.
Sipas Jusuf Thaçit, drejtor ekzekutiv i Institutit ATOMI, “kjo njohje dhe ky reputacion i mirë evropian e ndërkombëtar për ATOMI-n vjen si rezultat i zbatimit të standardeve, kritereve dhe praktikave më të mira shkencore, profesionale e etike, evropiane e ndërkombëtare, që ATOMI bën gjatë punës dhe aktiviteteve të veta”.
Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se pavarësisht punës së mirë që ka bërë ATOMI që nga viti 2011 në funksion të identifikimit dhe përkrahjes së nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë dhe pavarësisht se puna e ATOMI-t pranohet e çmohet edhe në nivel evropian e ndërkombëtar, ATOMI tashmë rrezikon ta shuaj aktivitetin e vet për shkak të mungesës së përkrahjes financiare nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Sipas Thaçit “shuarja e ATOMI-t do të ishte një humbje e madhe për Kosovën, përkatësisht për kategorinë e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, të cilët kanë nevojë të identifikohen e të përkrahen, në mënyrë që ta zhvillojnë potencialin e tyre dhe pastaj t’i kontribuojnë zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit dhe shoqërisë sonë në të ardhmen”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri raste të dhënies së gjobave në autostrada, njëri me 200 euro për mos regjistrim të veturës dhe dy të tjerë me nga 500 euro për ndalim të vozitjes
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi