LAJMI I FUNDIT:

Babai përgënjeshtron të gjithë, zbulon moshën e çiftit të ri Fitimit e Zelfijes

Babai përgënjeshtron të gjithë, zbulon moshën e çiftit të ri Fitimit e Zelfijes

Martesa e dy të rinjve nga Malisheva, Fitimit dhe Zelfijes bëri bujë në mediat tona.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një muaj më parë, në një ceremoni ku pati shumë të ftuar dhe atmosfera nuk mungoi.

Në media sot u tha se dhëndëri Fitimi është 14 vjeçar ndërkaq nusja Zelfija 13 vjeçare, gjë e cila ngriti edhe reagimin nga avokatët, sociologët e madje edhe qytetarët e shumtë në rrjetet sociale.

Por një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar babi i Fitimit, Fazlia.

Ai në një deklaratë për KTV-në, ka thënë se djali i tij Fitimi është 16 vjeçar ndërkaq nusja 15 vjeçare.

“Djali im është fejuar me një vajzë. Në kohën kur janë fejuar vajza i ka pasur 13 vjet dhe tash edhe tre muaj i bënë 16, kurse djali im edhe dy muaj i bënë 17 vjet”, ka thënë ai.

Babai i Fitimit më tej është shprehur se martesa është bërë me vullnetin e të dyve.

“Ata janë dashuruar na sun jau prishim qefin. Na shtek qe i mysim djalin as çiken s’kem”, ka thënë ai.

Sipas ligjit,në të gjitha shtetet por edhe në Kosovë është e ndalur të martohet një i mitur nën moshën 18 vjeçare./Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori