LAJMI I FUNDIT:

Bankat blejnë pak ari

Bankat blejnë pak ari

Bankat Qendrore kanë ngadalësuar blerjen e arit në muajin shkurt, duke marrë 25 tonë të metalit të verdhë kundrejt 41 ton në muajin Janar, tregojnë të dhënat e Këshillit Botëror të Arit.

Kjo vjen gjithashtu për shkak se ka patur më shumë shitje se blerje mujore nga banka të caktuara, duke i çuar zotërimet kolektive të arit të bankave qendrore globale në rënie me 16 ton në muajin Shkurt, që është rënia e parë që prej Janarit të 2015-ës.


Shumica e blerjeve kanë qenë prej Kinës dhe Rusisë, që kanë shtuar 10 dhe 11 ton të metalit të çmuar në zotërimet e tyre në mënyrë reskeptive. Ekspertët e lëndëve të para në grupin anglez të hulumtimeve makroekonomike “Capital Economics”, thonë se ngadalësimi në ritmin e blerjes nga Bankat Qendrore mund të jetë dhe sezonal.

Blerjet kanë gjasa të rifillojnë vrullin më vonë gjatë vitit, pasi ari qëndron një aktive strategjike e rezervave për Bankat Qendrore. Ekspertët thonë se ka arsye pozitive që bankat qendrore të vazhdojnë të përdorin arin si pjesë të rezervave të tyre, përfshirë diversifikimin larg dollarit.

Ky është rast kryesor për tregjet në zhvillim, ku bankat qendrore kanë ulur mbajtjen e arit si përqindje të rezervave totale, krahasuar me ekonomtë e zhvilluara. Turqia reduktoi rezervat e arit me 37 tonë në muajin shkurt. /Telegrafi/