LAJMI I FUNDIT:

Berati, në 16 destinacionet turistike për vitin 2015

Berati, në 16 destinacionet turistike për vitin 2015

Shqipëria vijon të tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen mediave ndërkombëtare për atraksionet e saj turistike.

Së fundi, siç transmeton Shekulli, është revista amerikane e biznesit dhe financave, “Business Insider”, ajo që në një shkrim të saj të fundit vlerëson qytetin e Beratit si një ndër më tërheqësit në Evropë.

"Një nga 16 destinacionet turistike më të nënvlerësuara, por njëkohësisht edhe më tërheqëse të Evropës në vitin 2015", shkruan ajo.

“Dikur në kufij të Perandorisë Bizantine, qyteti i Beratit ka një kala dhe një kishë bizantine, e cila daton në shekullin e 13-të”, shkruan revista online, duke e ilustruar vlerësimin me foton nga qyteti 2 mijë e 500 vjeçar.


Qyteti i vjetër- vijon revista – është pjesë e listës së UNESCO-s për trashëgiminë botërore, një arsye më tepër që e bën atë një destinacion të jashtëzakonshëm turistik.

Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Ndërkohë, së bashku me qytetin muze të Shqipërisë, revista ka renditur në listë dhe 15 vende të tjera tursitike, që sipas saj, nuk duhen lënë pa u vizituar. Mes tyre ishujt Azore në Portugali, qytetin Bakark në Gjermani, Alpet Juliane të Sllovenisë dhe atraksione të tjera nga Suedia apo Rusia.

Në trend Lajme

Më shumë
Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim

Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim

Lajme
“Udhëtim drejt rinisë sime” – Berisha përshkruan eksperiencën mbresëlënëse në bjeshkët e Istogut dhe Pejës

“Udhëtim drejt rinisë sime” – Berisha përshkruan eksperiencën mbresëlënëse në bjeshkët e Istogut dhe Pejës

Lajme
Miratohet kalendari për vitin shkollor 2025-2026

Miratohet kalendari për vitin shkollor 2025-2026

Arsim
FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane

FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane

Siguri
Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

Lajme
Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni

Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni

Kronika e Zezë
Kalo në kategori