Academy Awards më në fund ka vendosur që t’ia ndajë çmimin e Aktorit më të mirë  Leonardo DiCaprios.

Ylli hollivudian është ndër më të mirët të gjeneratës së tij dhe me vite të tëra ka bërë filma jashtëzakonisht të mirë, ndërsa portretizimi i karaktereve të tij është vlerësuar gjithmonë.


Mirëpo, në evenimentet e ndarjes së çmimeve Oscar arrinte të mjaftohej thjesht me një nominim.

Këtë herë ai është shpallur fitues falë rolit në filmin “The Revenant”.

Konkurrentë të tij ishin:

Bryan Cranston, Trumbo

Matt Damon, The Martian

Michael Fassbender, Steve Jobs

Eddie Redmayne, The Danish Girl

/Telegrafi/