LAJMI I FUNDIT:

Edhe Twitter me stickers dhe emoji!

Edhe Twitter me stickers dhe emoji!

Twitter lanson #stickers, një tipar i ri që lejon të përdorim simbole ose vizatime të vogla të stilit emoji.

Me lansim të caktuar në javën e ardhshme, Twitter do të pajiset me qindra emoji të cilat do të mund t’i ngjitni në fotot që postoni.


Ngjitësat e ri në rrjetin e famshëm social mund të rrotullohen dhe të ndryshojnë në madhësi në mënyrë që të mund t’i vëni kudo në fotografi.

Ngjitësit (sticker-at) nuk janë vetëm për estetikë, ato mund t’i përdoren edhe për hashtag vizual.

Kur shihni një prej tyre, mund të klikoni në të dhe të shkoni te faqja e cila ju shfaq të gjitha fotot me të njejtin sticker.

Tipari i ri në Twitter mund të përdoret edhe për të filluar një bisedë.

Ngjitësit kanë marrë një famë të madhe duke u inkuadruar së pari në Facebook e më pas edhe në Snapchat.