LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët zbulojnë se çfarë janë këta toptha misterioz, që po shfaqen nëpër plazhe (Foto)

Ekspertët zbulojnë se çfarë janë këta toptha misterioz, që po shfaqen nëpër plazhe (Foto)

Pushuesit që po shëtisin nëpër plazhet e Britanisë së Madhe, kanë mbetur të befasuar me këta toptha ‘jashtëtokësorësh’.

Familjarët që po kalojnë pushimet nëpër brigjet e Devon dhe Cornwall, kanë gjetur qindra sfera ndërsa nuk po dinë se çfarë janë, transmeton Telegrafi.


Prindërit e shqetësuar, po i mbajnë fëmijët larg nga këto objekte rrethore nga frika se janë të helmues, kurse të tjerë po mendojnë se janë topa të vjetër bejsbolli, apo edhe diçka nga ndonjë planet tjetër.

Ekspertët zbulojnë se çfarë janë këta toptha misterioz qe po shfaqen neper plazhe foto 2

Një njeri që po shëtiste qenin, e ka marrë me vete një të tillë në shtëpi, por më pas e ka hedhur nga frika se do të ngjallet.

Por, ekspertë e marinës kanë bërë të ditur se janë lloje të veçanta të iriqëve që quhen ‘patate të detit’, të cilat jetojnë në fund të detit në mbarë Britaninë e Madhe.

Ekspertët zbulojnë se çfarë janë këta toptha misterioz qe po shfaqen neper plazhe foto 3

‘Patatet e detit’ e kanë marrë emrin shkaku i formës, që duket sikur kjo perime që rritet nën tokë. Këto gjallesa që jetojnë në thellësi deri 200 metra, kanë ngjashmëri me iriqin dhe yllin e detit.

Krijesat e rralla, që e kanë një hapje në shpinë me të cilën marrin frymë, kur janë në ujë e kanë ngjyrën e verdhë, ndërsa kur ngordhin dhe dalin jashtë marrin ngjyrën e kafes. /Telegrafi/