LAJMI I FUNDIT:

Facebook Messenger me shumë risi për miliona përdorues!

Facebook Messenger me shumë risi për miliona përdorues!

Para disa javëve, Facebook ka lansuar chatbot-ët për Messenger, duke u lejuar përdoruesve mundësi për porositjen e luleve deri te gjetja e filmit të caktuar për shikim.

Tani, Facebook ka lajmëruar një përditësim të ri në platformën Messenger. Përdoruesit tani mund të bëjnë krahasime dhe të zgjedhin opsionet e preferuara përmes këtij përditësimi.


Në ndërkohë, Quick Replies është një tipar tjetër i ri i cili u mundëson përdoruesve të zgjedhin mes listës së gatshme të teksteve që deshirojnë t’i dërgojnë.

Quick Replies poashtu mundëson zgjedhjen automatike mes dy opsioneve, duke shpejtuar kështu bisedën mes përdoruesve.

Një opsion tjetër i ri është edhe lidhja e bizneseve me konsumatorët përmes platformës Messenger. Në këtë mënyrë, shërbimi mund të bëhet edhe më i personalizuar.