Kosovare Asllani sonte mund të bëhet kosovarja e dytë që fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike të Rios.
Futbollistja Asllani që përfaqëson Suedinë, do të kërkojë medaljen e artë ndaj Gjermanisë, në finalen që fillon nga ora 22:30.
Në prag të kësaj finale, FIFA ka shkruar për Kosovare Asllanin, futbollisten që e quan heroinë dhe model për dy shtete, për Suedinë ku ka lindur Kosovarja, dhe Kosovën, nga e ka prejardhjen familja e saj.
“Kur në vitin 1988 çifti Asllani u largua nga Kosova me dy djemtë e tyre të mitur për të provuar fatin në Suedi, një fëmijë i tretë tashmë ishte planifikuar. Një vit më vonë në Kristanstad, lindi një vajzë, suedeze nga vendlindja, por njëqind për qind kosovare nga gjaku. Prindërit vendosën ta quajnë Kosovare. Por ata as që kanë mundur ta parashikojnë se 27 vite më vonë, vajza e tyre do të arrijë finalen në turneun e Lojërave Olimpike me Suedinë, dhe ka mundësinë që të fitojë medaljen e artë. Për rastësi, në RIO 2016 për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, si një shtet i pavarur”, shkruan FIFA, përcjell Lajmi.net.
“Unë jam shumë krenare që luaj për Suedinë dhe gjithmonë kam në zemër Kosovën. E gjithë familja ime është nga Kosova. Kjo medalje do të jetë e njëjtë si për Suedinë ashtu edhe për Kosovën, pasi të dy vendet kam në zemrën time”, deklaroi Kosovare Asllani për FIFA-n.
Ajo po ashtu flet edhe për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në RIO 2016, ku fitoi medaljen e artë me Majlinda Kelmendin në xhudo.
“Ajo bëri krenare gjithë vendin, dhe unë shpresoj ta bëjë të njëjtën gjë”, shtoi futbollistja Asllani, që një ditë më parë në rrjetin social ‘Instagram’ shkroi se me flamur të Kosovës do të shkojë stadium ku do të luhet finalja.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbuloi sekretet e Barcelonës, Javier Tebas përballet me shkarkim nga posti i presidentit të La Ligës
Mourinho zbulon lojtarin që e ndihmoi të rritet si trajner
Liverpooli 'miraton' ofertën rekord për Alexander Isak, dalin detajet e transferimit
Para pesë ditësh ka mbushur 18 vjet - Franco Mastantuono "çmendi" tifozët me veturat e tij kur erdhi në stërvitje
“Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë” - shpërthen Alexander Isak ndaj klubit të tij Newcastle
Mungojnë Palmer dhe Fernandes - zbulohet 'Ekipin e Vitit' në Ligën Premier
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijuar për t’ju përshtatur jetës suaj në lëvizje: Zbulo eksperiencën e re Galaxy me Z Flip7, Z Fold7 dhe aksesorët inteligjentë
Siguro furnizimin me energji elektrike: Lidh kontratën me Enerco para 30 korrikut
Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret
Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!
Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!
Më të lexuarat
Tri vajza shpëtojnë për mrekulli nga një gomë kamioni që fluturoi drejt tyre në Prishtinë
Kaos total në Beograd - përkrahësit e Vuçiqit sulmojnë protestuesit
Takimi Trump-Putin në Alaskë - gjithçka që po ndodh para samitit, minutë pas minute
Nga Jalta dhe Mynihu deri në Alaskë - marrëveshjet sekrete të fuqive të mëdha që shkruan fatet e popujve evropianë
Casemiro parashikon se kush do ta fitojë Ligën Premier në szonin 2025/26
Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin - Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën
Nga Ximi V Kosova
Nga ENERCO
Nga MEKA HALAL FOOD
Nga Prishtina Ticket