LAJMI I FUNDIT:

FIFA shkruan për Kosovën dhe Kosovare Asllanin (Foto)

FIFA shkruan për Kosovën dhe Kosovare Asllanin (Foto)

Kosovare Asllani sonte mund të bëhet kosovarja e dytë që fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Futbollistja Asllani që përfaqëson Suedinë, do të kërkojë medaljen e artë ndaj Gjermanisë, në finalen që fillon nga ora 22:30.


Në prag të kësaj finale, FIFA ka shkruar për Kosovare Asllanin, futbollisten që e quan heroinë dhe model për dy shtete, për Suedinë ku ka lindur Kosovarja, dhe Kosovën, nga e ka prejardhjen familja e saj.

“Kur në vitin 1988 çifti Asllani u largua nga Kosova me dy djemtë e tyre të mitur për të provuar fatin në Suedi, një fëmijë i tretë tashmë ishte planifikuar. Një vit më vonë në Kristanstad, lindi një vajzë, suedeze nga vendlindja, por njëqind për qind kosovare nga gjaku. Prindërit vendosën ta quajnë Kosovare. Por ata as që kanë mundur ta parashikojnë se 27 vite më vonë, vajza e tyre do të arrijë finalen në turneun e Lojërave Olimpike me Suedinë, dhe ka mundësinë që të fitojë medaljen e artë. Për rastësi, në RIO 2016 për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, si një shtet i pavarur”, shkruan FIFA, përcjell Lajmi.net.

Kosovarja siguron medaljen e argjendtë olimpike
Lexo po ashtu Kosovarja siguron medaljen e argjendtë olimpike

“Unë jam shumë krenare që luaj për Suedinë dhe gjithmonë kam në zemër Kosovën. E gjithë familja ime është nga Kosova. Kjo medalje do të jetë e njëjtë si për Suedinë ashtu edhe për Kosovën, pasi të dy vendet kam në zemrën time”, deklaroi Kosovare Asllani për FIFA-n.

Ajo po ashtu flet edhe për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në RIO 2016, ku fitoi medaljen e artë me Majlinda Kelmendin në xhudo.

“Ajo bëri krenare gjithë vendin, dhe unë shpresoj ta bëjë të njëjtën gjë”, shtoi futbollistja Asllani, që një ditë më parë në rrjetin social ‘Instagram’ shkroi se me flamur të Kosovës do të shkojë stadium ku do të luhet finalja.

kosovare asllani

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori