LAJMI I FUNDIT:

Fillon gara e fotografisë “Wiki Loves Earth 2016”

Fillon gara e fotografisë “Wiki Loves Earth 2016”

A s’dilni kurrë në natyrë pa një aparat fotografik? A kërkoni për orë të tëra pasqyrimin më të bukur të sipërfaqes së liqenit dhe këndin në të cilin rrezet e diellit puqen me kurorat e pemëve? Nëse po, atëherë kemi një lajm për ju. Në qershor, përdoruesit shqiptarë të Wikipedia-s organizojnë garën e fotografisë “Wiki Loves Earth”.

Për herë të parë gara u organizua nga Wikimedia Ukrainë në vitin 2013. Gjatë viteve, interesi për të është rritur vrullshëm: në vitin 2014, morën pjesë 15 vende, ndërsa në vitin 2015 numri ishte 26. Këtë vit garës i bashkëngjiten edhe Kosova e Shqipëria.


Qëllimi i fotografimit të zonave të mbrojtura dhe shpërndarja e fotografive nën një licencë të lirë është ilustrimi i artikujve në Wikipedia. Përveç kësaj, gara ka për qëllim rritjen e njohurive dhe ndjeshmërinë në lidhje me çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore. Pamjet e zonave, pamjet panoramike, pamjet nga ajri, formacionet shkëmbore dhe pemët qindra-shekullore, si dhe bimët dhe kafshët në mjedisin e tyre natyror, janë të gjitha të mirëpritura. Merren parasysh makrot artistike dhe kompozicioni. Si ndihmë, organizatorët e garës kanë vënë dispozicion listat e objekteve të trashëgimisë natyrore në Shqipëri dhe Kosovë, ku përfshihen parqet kombëtare, rezervatet natyrorë, zonat e mbrojtura, etj..

Konkursi zhvillohet në dy faza. Gjatë fazës së parë bëhet përzgjedhja kombëtare, e cila bashkërendohet nga vullnetarë lokalë të Wikipedia-s, duke përzgjedhur 10 fotografi, të cilat dërgohen në fazën ndërkombëtare të garës. Në të dytën zgjedhja është tepër e vështirë, edhe pse në mes një numri shumë më të vogël fotografish.

Kriteret sipas të cilave juritë vlerësojnë fotografitë janë: cilësitë teknike, origjinaliteti dhe vlera edukative. Ka edhe çmime që mbështesin pasionin e fotografisë.

Është e rëndësishme që fotografitë të shoqërohen me përshkrime të sakta të asaj që përmbajnë. Pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë vetëm me fotot e tyre dhe t’i ngarkojnë ato nën një licencë të lirë në depon multimediale të Wikimedia-s, Wikimedia Commons. Nuk ka rëndësi kur janë shkrepur fotot.

Mësoni më shumë për garën në wikilovesearth.al, ku do të jeni në gjendje t’i ngarkoni fotografitë tuaja përgjatë muajit qershor.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori