Xhiro e pestë në Ligën Premier nuk ishte më e mira për disa emra të mëdhenj të futbollit.‘Goal.com’ ka publikuar formacionin me futbollistët e dështuar të javës në Ligën Premier.

Sipas portalit të madh sportiv, skuadra më e dështuar e javës shihet të jetë, Manchester United, që ka pesë futbollistë në formacion.


Emra të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, De Gea, Gary Cahill dhe Jack Wilshere janë pjesë e këtij formacioni.

Në formacionin e të dështuarve të javës ka zënë vend edhe futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj. /Telegrafi/

flopp

telegrafi sport app