LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Vetëvendosje, e keqja më e madhe e vendit (Video)

Gecaj: Vetëvendosje, e keqja më e madhe e vendit (Video)

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se ai nuk merret me disiplinimin e asnjë anëtari të LDK-së.

Ai në emisionin ‘Rrokum Roll’ ka thënë se vetëm ka dhënë mendimin e tij për deputetin Shpejtim Bulliqi, i cili sipas tij, ka tejkaluar kompetencat e tij.


“Ka njerëz që kanë hezitime sa i përket votimit të Demarkacionit”, ka thënë Gecaj, duke iu referuar deputetëve të LDK-së që janë kundër Demarkacionit.

Ai tha se po mbahen takime me ekspertë, për të qartësuar punën e Demarkacionit.

“Departamenti i Shtetit Amerikan thotë se i ka lexuar të gjitha dokumentet, qysh nga viti 1940, duke përfshirë edhe dokumentacionin e Komisionit Shtetëror”, thotë Gecaj, duke shprehur bindjen e tij se Demarkacioni është në rregull.

Gecaj ka demantuar Listën Serbe, të cilët kanë thënë se nuk ka pasur kushte të sigurisë dhe se nuk kanë pasur takim me Qeverinë.

“Ne kemi pas takime edhe me Liste Serbe”, ka sqaruar Gecaj.

Ai në vazhdim ka thënë qeveria nuk është e interesuar me i falë tokë askujt, dhe nëse eventualisht gjendet ndonjë fakt që prek tokën e Kosovës, atëherë kemi me rishikua këtë marrëveshje, pasi që edhe liderët e Malit të Zi janë të interesuar për këtë, gjithnjë nëse gjendet ndonjë parregullsi.

Gecaj ka komentuar deklaratën e fundit të ish- liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i cili përmendi luftën.

“Kurti me atë deklaratë ka ndjellë luftë, dhe nëse është i përgjegjshëm duhet me i kërkua falje popullit dhe Malit të Zi, si shtet mik që e kemi”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se, me 500 veta nuk ka luftë, duke ju referuar njerëzve që sipas tij kanë dalë në protesta të thirrura nga VV-ja.

Ai ka deklaruar se personi që ia ka djeg veturën bashkëshortes së tij është aktivist i VV-së.

Gecaj i ka quajtur “rrugaçë” ata që bëjnë thirrje se nëse vijnë në pushtet do t’i ngrehin “zhag” njerëzit, megjithëse ai thotë se ata kurrë nuk kanë me fitua pushtetin.

“E keqja më e madhe e këtij vendi është Vetëvendosja, dhe këta nëse marrin pushtetin instalojnë diktaturë dhe janë të rrezikshëm”.

Gecaj ka thënë se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend, atëherë kur “na besojmë që kalon”, sepse ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori