LAJMI I FUNDIT:

Gjirokastër, shkolla “Urani Rumbo” në protestë për ujë

Gjirokastër, shkolla “Urani Rumbo” në protestë për ujë

Stafi Pedagogjik i shkollës 9-vjeçare "Urani Rumbo" në Gjirokastër pezulloi mësimin të enjten për një orë në shenjë proteste kundër mungesësë së ujit dhe kushteve të papërshtatshe higjieno-sanitare.

Drejtori i kësaj shkolle, Teodor Xhai, tha se kjo situatë ndikon jo vetëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor, por përbën rrezik edhe për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

“Në shkollën Urani Rumbo mungon uji i pijshëm, mungon rrjeti ujor. Ambientet shkollore lënë shumë për të dëshiruar si dhe palestra e shkollës është në gjendje minimalisht jo funksionale. Mikrobet hedhin valle në gjithë shkollën, duhet ujë në shkollë. Familjet e nxënësve do na fajësojnë me të drejtë për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre. Masa që është marë është mbyllja provizore deri në 16/09”, tha zoti Xhai.

Mësuesit kërkuan që në një kohë sa më të shkurtër të merren masat e duhura, në të kundërtën, protesta një orëshe do të përshkallëzohet në ditët e ardhshme, raportoi BW.


Shkolla 9 vjecare “Urani Rumbo” frekuentohet nga 480 nxënës e rreth 35 mësues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Haxhiut, as Donika Gërvalla nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit

Pas Haxhiut, as Donika Gërvalla nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit

LVV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, njohësit e politikës analizojnë dështimin e seancës

LVV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, njohësit e politikës analizojnë dështimin e seancës

Lajme
As Donika Gërvalla nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

As Donika Gërvalla nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Lajme
Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti

Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti

Lajme

"Hajni në punë, veterani në rrugë" Agim Pllashniku i jep Faruk Mujkës një muaj afat për ta rikthyer në punë

Lajme
Një fëmijë 12-vjeçar merr veturën e babait dhe e nget në oborr, godet motrën që po tentonte ta ndalonte

Një fëmijë 12-vjeçar merr veturën e babait dhe e nget në oborr, godet motrën që po tentonte ta ndalonte

Kronika e Zezë
Kalo në kategori