LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Ndalesa në Graçanicë nga policia e Kosovës nuk ishte sulm ndaj meje

Gjuriq: Ndalesa në Graçanicë nga policia e Kosovës nuk ishte sulm ndaj meje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se tentimi i policisë së Kosovës që të ndalojë veturën e tij në të cilën ishte me bashkëpunëtorë në Graçanicë nuk e sheh si sulm ndaj tij, por si tentim që të poshtërohet Serbia, por që sipas tij një gjë të tillë nuk ia kanë arritur.

“Ata nuk kanë dashur të më sulmojnë mua personalisht apo të më arrestojnë. Kur dëshironi që dikë ta kidnaponi pa kurrfarë paralajmërimi në një vend, atëherë nuk mund të jem i sigurt se cili ka qenë qëllimi i tyre, por supozoj se pas arrestimit dhe dëbimit nga Kosova, ndoshta ata me këtë gjest kanë dashur të poshtërojnë Serbinë dhe të frikësojnë popullin tonë”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Telegrafi.


Ai ka shtuar se, megjithatë “ata janë larguar pa përfunduar punën e tyre” pasi që sipas tij qytetarët serbë janë organizuar menjëherë. /Telegrafi/