LAJMI I FUNDIT:

Google do ta quajë versionin e ri të Android, Nutella?

Google do ta quajë versionin e ri të Android, Nutella?

Google edhe në të kaluarën kishte bërë marrëveshje me brende të ndryshme për emërtimin e versioneve të reja të Android.

Ta zëmë, versioni 4.4 i Android K ishte lansuar si Android KitKat. Ndërsa tani ekziston mundësia që Android N të vijë në versionin final me emrin Android Nutella.


Zëvendës presidenti i Google Android, Hiroshi Lockheimer e ka postuar një cicërimë në Tëitter, duke e lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Nutellan.

Por edhe për pak kohë do të merret vesh nëse Nutella do të jetë emri zyrtar i versionit më të ri të Android.