Ilkay Gundogan ka folur për dy trajnerët, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, me të cilët ka punuar.

Mesfushori gjerman ka punuar me Kloppin te Borussia Dortmundi (aktualisht trajner i Liverpoolit), ndërsa këtë vit i është bashkuar Guardiolas te Manchester City.


Ai ka bërë krahasime mes dy trajnerëve, që sipas tij kanë karakteristika të ndryshme, transmeton KP.

“Të dy i shprehin emocionet gjatë ndeshjes, por Jurgen e përjeton çdo moment nga banka dhe nuk është e vështirë ta kuptosh pse Dortmundi ka pasur aq shumë suksese nën menaxhimin e tij”.

“Në anën tjetër edhe Pep është i pasionuar ndaj punës që bën, por në një mënyrë tjetër. Guardiola është një gjeni i cili e lexon ndeshjen dhe mbulon çdo situatë të mundshme”.

“Ai gjithmonë na mëson sesi të krijojmë hapësira dhe gjen zgjidhje që nuk do t’i bënte asnjë trajner tjetër dhe kjo e bën atë më të mirin në botë”, ka deklaruar Gundogan.

telegrafi sport app