LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja ndaj ish-të dashurit: Ia dogji katër vetura babai të tij

Hakmarrja ndaj ish-të dashurit: Ia dogji katër vetura babai të tij

Një ngjarje e pazakontë ndodhi këtë të shtunë në Tiranë, ku një vajzë 23-vjeçare i vuri flakën katër makinave të parkuara të babait të ish- të dashurit të saj, vetëm pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë sqarime për arsyen e ndarjes mes tyre.

Pas pamjeve të kamerave të sigurisë, Policia e Tiranës mundi të identifikojë dhe të vë në pranga Desara Mancellarin e cila është marrë në pyetje nga hetuesit.


Ajo ka treguar se kishte pak ditë që ishte ndarë nga i dashuri i saj Filip Papajani, 21-vjeçar, pas një lidhje prej 10 muajsh që kishin mes tyre.

Vajza ka këmbëngulur për të mësuar arsyet e ndarjes, e pak ditë më parë kishte tentuar të komunikonte me “ish-in” e saj. Në një bisedë e fundit mes tyre në rrjetin social Facebook, vajza e kishte kërcënuar 21-vjeçarin, shkruan Panorama.

Desara ka ngritur pretendime para efektivëve se ishte dhunuar nga i dashuri i saj dhe babai gjatë lidhjes që ka pasur me Papajanin.

Ndërkohë, burime të afërta pranë djalit kanë mohuar këtë version të vajzës, në një prononcim për “Anabel”.

Kundër bashkëjetesës, babai plumba në shtëpi të dashurit të vajzës

Vajza është vënë në pranga nën akuzën e ‘shkatërrimit të pronës me zjarr’.