LAJMI I FUNDIT:

Halimi nën ethe duke pritur lajmin e madh për futbollin e Kosovës

Halimi nën ethe duke pritur lajmin e madh për futbollin e Kosovës

Besar Halimi është e ardhmja e Përfaqësueses së Kosovës.

Mesfushori gjilanas, që luan tek FSV Frankfurt në Gjermani ka folur për Telegrafin rreth pranimit të Kosovës në UEFA.


“Jam duke pritur lajme të mira me padurim nga Budapesti. Jam duke qëndruar në ethe rreth pranimit të Kosovës”, shprehet Halimi për Telegrafin.

“Është një ditë e veçantë për mua dhe për gjithë njerëzit në Kosovë, kemi pritur gjatë për këtë ditë”.

“Federata jonë ka bërë një punë të madhe duke pruar Kosovën deri në këtë gjendje, ndërsa ne duhet të japim maksimumin që t’i bëjmë krenar vendasit tonë”.

“Shpresoj që me pranimin do të marrim pjesë edhe në kualifikime për në Kampionatin botëror dhe do të synojmë që të bëjmë paraqitje të mira për të kaluar tutje”.

“Futbolli kosovar nuk e ka merituar këtë izolim dhe tani është koha më e mirë që t’i tregojmë të gjithëve se edhe ne dimë të luajmë futboll se edhe ne duhet të jemi të barabartë me të gjithë vendet tjera të botës”, përfundoi Halimi. /Telegrafi/