LAJMI I FUNDIT:

HP Chromebook 11 G5 është lansuar zyrtarisht

HP Chromebook 11 G5 është lansuar zyrtarisht

Ky laptop nga HP është i pari nga kjo kompani që ka ekran të ndjeshëm në prekje. Chromebook laptopët zakonisht kanë kosto shumë të lirë dhe janë shumë të famshëm në mesin e studentëve.

Chromebook 11 G5 vjen me kosto prej 200 dollarëve. Laptopi ka ekran 11.6” gjysëm HD dhe me ndjeshëmri në prekje.


Tiparet tjera përfshijnë procesorin 1.6 GHz nga Intel dhe peshën prej 1.13 kilogramëve.

HP ka deklaruar se laptopi i ri është mjaftueshëm i fuqishëm sa të qëndrojë ndaj video-thirrjeve dhe përmbajtjes multimediale.

Kompania poashtu ka deklaruar se laptopi mund të qëndrojë deri në 11 orë aktivë me vetëm një mbushje.